Dyshohet se vodhën mijëra euro në filialin në Durrës, ndalohen

0%

Ndalohen drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të Postës, prokurori G.

Frëngu ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit ku 3 punonjëset e akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje detyre dhe abuzim ne vlera monetare janë ballafaquar.

Dy ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e filialit postës në Durrës, Elisabeta Mataj, pasi gjatë kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar janë vërejtur parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një reagim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare bën të ditur se paratë e vjedhura nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.

Burimi: Bota Sot