“Dua lekët e kompensimit”/ I moshuari nga Vlora: Ja pse protestoj

0%

Një i moshuar nga Vlora është bërë sot pjesë e protestës së 47. Ai tha se nuk është kompensuar për pronat që i ka marrë shteti. “Jam nga Dukati i Vlorës. Më kanë kompensuar vetëm për 42 dynym. Që nga 99 nuk më kanë dhënë kompensimin. Ku është arsyeja që e mbajnë 8 milionë lekë. S’më kthejnë përgjigje. Dua këtë përgjigje, se është e drejta ime. Do e kërkoj të drejtën time.

Është diçka që më takon. I kam dokumentet, por s’mi japim lekët. Ndaj kam dalë për këtë gjë në protestë.”, tha ai.

Burimi: Bota Sot