Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni do të përballen në finalen e Botërorit, por historia mes tyre ka një detaj të veçantë. Trajneri i Spanjës dikur ka qenë profesor i Scalonit gjatë kursit për licencën UEFA Pro në Las Rozas në vitin 2017. De la Fuente, i cili sot drejton “La Roja”-n, i ka dhënë leksione trajnerit argjentinas në rrugëtimin e tij për t’u bërë trajner.
Tashmë rolet kanë ndryshuar: “mësuesi” dhe “nxënësi” do të jenë përballë njëri-tjetrit për trofeun më të madh në futboll. Një përballje speciale mes dy trajnerëve që kanë shkruar histori me kombëtaret e tyre.
