Britania për deklaratat e ministres serbe: Të neveritshme, synojnë

0%

Shpërndaje në: Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe i ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik të Kosovës”. Në një reagim të shpërndarë edhe në faqen e Ambasadës së Britanisë në Kosovë, thuhet se deklaratat e Paunoviqit janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

Tutje thuhet se deklaratat e tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione. “Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë plotësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, stabile dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë mëdyshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne marrim parasysh distancimin e presidentit Vuçiq nga këto komente”, thuhet në reagim.

Burimi: Koha