Elbasani i ka dhënë lamtumirën Europës duke u eliminuar që në turin e parë të Ligës së Konferencës, në pjesëmarrjen e parë në turnetë ndërkombëtarë. Sfida BATE Borisov – Elbasani ka rezultuar “dramë” e vërtetë. Koha e rregullt përfundoi 0:0, ashtu si edhe kohët shtesë. Skuadra e kualifikuar u përcaktua nga “ruleta ruse”, aty ku BATE u tregua më e saktë, 6:4.
Te verdheblutë elbasanas gabuan Karrica dhe Epitaux në fund. Pikërisht dy afrimet e verës prishën gjithçka në tentativat finale. Edhe pse brenda 90 minutave ekipet kërkuan të shmangnin shtesat apo 11-metërshat, mungoi saktësia në goditjet finale. Përqendrimi më i madh u pa në mesfushë me lojë të ashpër dhe duele të forta. Kështu përfundon edhe rrugëtimi i Elbasanit në Kupat e Europës.
BATE 0:0 Elbasani (6:4 nga penalltitë.
