Analiza e gjakut mund të parashikojë rrezikun për Alzheimer deri në

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Një analizë e re e gjakut mund të ndihmojë në parashikim nëse një person i moshuar, ani pse nuk ka simptoma, ka gjasa të zhvillojë sëmundjen e Alzheimerit brenda pesë-dhjetë vjetëve të ardhshëm, ka shkruar CBS News.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore JAMA dhe i prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në Londër, u bazua në të dhënat e 2.684 të moshuarve që fillimisht nuk kishin shenja të sëmundjes.

Shkencëtarët zbuluan se personat me nivele shumë të larta të biomarkerit p-tau217 në gjak kishin 38 për qind rrezik për të zhvilluar dëmtime njohëse brenda pesë vjetëve, ndërsa ky rrezik rritej në 78 për qind brenda dhjetë vjetëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, studiuesit theksojnë se analiza nuk rekomandohet ende për përdorim te personat e shëndetshëm, pasi aktualisht shërben kryesisht për të ndihmuar në diagnostikimin e personave që tashmë kanë probleme me kujtesën. “Prisni dhe bëjeni testin kur të ekzistojë mundësia për të ndërmarrë diçka konkrete.

Për momentin, këshillat e mia mbeten të njëjtat: ushqehuni shëndetshëm, flini mjaftueshëm, ushtrohuni rregullisht dhe qëndroni aktivë fizikisht e mendërisht”, ka thënë doktoresha Reisa Sperling, autore kryesore e studimit. Testi mat një formë të proteinës tau, e cila lidhet me grumbullimin e pllakave të amiloidit në tru, një nga shenjat kryesore të sëmundjes së Alzheimerit.

Edhe Lifestyle 4 muaj më parë Kontrolli për kancerin e gjirit mund ndihmojë në zbulimin e rrezikut për sëmundje të zemrës Megjithëse rezultatet konsiderohen premtuese, ekspertë të tjerë paralajmërojnë se testi nuk është ende mjaftueshëm i saktë për të parashikuar me siguri rrezikun për çdo individ.

“Këto analiza gjaku ende nuk janë mjaftueshëm të sakta për të udhëhequr një parashikim të individualizuar, por ky studim përbën një pjesë shumë të rëndësishme të mozaikut shkencor”, thuhet në komentin e studiuesve Suzanne Schindler dhe David Wolk, botuar në JAMA.

Edhe Jessica Langbaum nga Instituti Banner për Alzheimerin, ka theksuar se shumë njerëz po kërkojnë ta bëjnë këtë analizë vetëm sepse kanë histori familjare të sëmundjes, por aktualisht ajo nuk e rekomandon, derisa të provohet se trajtimet parandaluese mund të japin rezultate përpara shfaqjes së simptomave.

Burimi: Koha