Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka mirëpritur zgjedhjen e Zejnullah Gashit si kryeprokuror i shtetit. Ambasada, i ka uruar Gashit sukses në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës. ‘’Mirëpresim emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas një ndërprerjeje disavjeçare.
I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës, që ushtron funksionet e tij prokuroriale në mënyrë efektive dhe efikase, forcon sundimin e ligjit dhe kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve’ ’, thuhet në postimin e ambasadës.
