“A i besoni ende liderit tuaj?”, “Kujt i besoni, VV-së apo PDK-së?” –

0%

Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pas nismës për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe pezullimit të bisedimeve për formimin e institucioneve, kanë nxitur edhe përplasje publike në rrjetet sociale. Një debat verbal ka shpërthyer në Facebook mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dhe deputetes së LDK-së, Janina Ymeri.

Kërçeli e nisi me një postim ironizues për Ymerin dhe besimin ndaj kryetarit të partisë. “Nuk e di a ka ardhur momenti që Janina Ymeri t’i shtrohet pyetja: A i besoni ende liderit tuaj?”, shkroi ai. Nuk vonoi shumë dhe Ymeri iu përgjigj publikisht, duke thënë se vazhdon t’u besojë organeve të LDK-së dhe kryetarit të saj.

“Momenti për besim ndaj organeve të partisë, përfshirë kryetarin, do ta ketë përgjigjen e njëjtë. I besoj përderisa jam anëtare e sidomos deputete e LDK-së, e të lartëshënuarit janë ende në pozitë me votë demokratike”, shkroi Ymeri. Në reagimin e saj, deputetja e LDK-së e pyeti Kërçelin se kujt i beson politikisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po ju kujt i besoni, Vetëvendosjes sot, apo Partisë Demokratike të Kosovës?”, shkroi ajo. Ymeri e akuzoi më tej Kërçelin për ndryshim të qëndrimeve politike dhe partive, duke pretenduar se ai më parë kishte qenë mbështetës i PDK-së.

“Me këto ndërrime partish që ke bërë, shefash e qëndrimesh, e di që nuk din as për politikë as për ideologji po mua e LDK-në kot e ke që na përfshin”, thuhet në reagimin e saj. Ajo e përmbylli postimin duke deklaruar se “Lidhja Demokratike e Kosovës për tipat si ti është fushë e paarritur”, duke i kërkuar Kërçelit të merret me çështje të tjera.

Përplasja vjen në një kohë tensionesh brenda LDK-së, pasi kryetari Lumir Abdixhiku njoftoi se po pezullon angazhimet për formimin e institucioneve, pas nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.

Burimi: Telegrafi