Sulmuesi brazilian firmos me klubin e Premier League

0%

Patrick Robson është futbollisti më i ri i Kazma SC. Sulmuesi 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Svay Rieng, për të nisur një aventurë të re me skuadrën e Premier League-s së Kuvajtit. Braziliani është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Patrick ka luajtur me Tiranën nga gushti i vitit 2022, deri në korrik të vitit 2024, duke fituar edhe Superkupën e Shqipërisë në sezonin 2022/2023.

Pas një periudhe me oshilacione, duket se 28-vjeçari ka rigjetur formën më të mirë. Edhe vlera e tij në “Transfermarkt” është rritur deri në 350 mijë euro.

Burimi: Bota Sot