Sporti shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të Shpëtim Gazhelit, “Mjeshtër i Sportit” dhe një prej emrave më të spikatur në historinë e disiplinës së tij. Me një karrierë të pasur si sportist dhe trajner, ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme falë sukseseve dhe kontributit të dhënë ndër vite.
Gazheli u shpall 13 herë kampion kombëtar në garat individuale dhe ekipore, fitoi pesë herë Kupën e Republikës dhe dy herë Spartakiadën Kombëtare si pjesë e Partizanit.
Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe, si trajner, edukoi breza të tërë sportistësh, duke u kujtuar jo vetëm për rezultatet, por edhe për profesionalizmin, disiplinën dhe vlerat njerëzore që përcolli.
