Qeveria në detyrë miraton shpronësimin e pronave për dy projekte

0%

Qeveria në detyrë e Kosovës në një mbledhje elektronike, më , ka miratuar disa vendime, përfshirë shpronësimet e disa pronave për interes publik në Komunën e Gjakovës si dhe ka bërë një ndryshim në përbërjen e një komisioni qeveritar.

Me këtë rast, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të nevojshme për realizimin e dy projekteve të Komunës së Gjakovës.

Sipas vendimit, shpronësimi do të mundësojë administrimin e objektit të ish-Bankosit për nevojat e administratës së Komunës së Gjakovës, në zonën e qytetit, si dhe ndërtimin e një fushe futbolli dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrat përreth, në Zonën Kadastrale Trakaniq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/08 të datës për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.

Me këtë ndryshim, Besnike Mehmeti nga Zyra e Kryeministrit emërohet zëvendësuese e anëtarit të komisionit, duke zëvendësuar Ervina Gashin, po ashtu nga Zyra e Kryeministrit.

Burimi: Kallxo