Pronari dyshohet se i vodhi pijet qiraxhiut në Podujevë, Policia nis

0%

Gazeta Sinjali ka publikuar pak më parë pamje ku dyshohet se shihet një rast vjedhjeje në një lokal në Podujevë, ku sipas raportimit, autori i dyshuar është vetë pronari i lokalit. Rastin në Polici e ka raportuar qiraxhiu, i cili ka pretenduar se pronari i lokalit i ka marrë pijet nga hapësira që ai e shfrytëzon me qira.

Lidhur me këtë rast, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, nga ku kanë konfirmuar se kanë pranuar informatën dhe kanë nisur veprimet hetimore. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Ens Pllana, ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me rastin. Menjëherë pas pranimit të saj, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.”, ka deklaruar Pllana. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com