Një person është plagosur të mërkurën, më , në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës. Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë. Sipas tij, rreth orës , Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri””- ka thënë Pllana. Pllana ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë, sipas zëdhënësit Pllana, njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat.
