Mbyllet marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, në ditën e 46-të të protestës. Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit u ndanë në dy grupe, duke ndjekur itinerare të ndryshme në qendër të Tiranës.
Një pjesë e protestuesve marshoi në drejtim të Parlamentit dhe më pas përgjatë Rrugës së Elbasanit, ndërsa grupi më i madh përshkoi zonën e 9-Katësheve, 15-Katëshit, Muzeut Kombëtar dhe Bankës së Shqipërisë, për t’u rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë, aty ku u mbyll edhe protesta e sotme.
Gjatë marshimit, turma e protestuesve brohoriti në kor një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe klasës politike, mes tyre “Parlamenti i krimit!”, “Rama jep dorëheqjen!”, “Rama ik!”, “Berisha ik!”, “Ju erdhi fundi!”, si dhe slogane të tjera që kanë shoqëruar protestat që prej nisjes së tyre.
Protestuesit përsëritën edhe një herë kërkesat e tyre për ndryshim politik, duke theksuar se tubimet do të vijojnë çdo ditë në orën , deri në përmbushjen e kërkesave të tyre kundër sistemit aktual të qeverisjes dhe gjithë kastës politike.
