Pentagoni deklaron 30 miliardë, dokumentet flasin për 100 miliardë

0%

Dokumentet e brendshme të qeverisë amerikane tregojnë se konflikti aktual me Iranin mund t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë deri në 100 miliardë dollarë, një shifër kjo shumë më e lartë se ajo e bërë publike nga Pentagoni.

Sipas vlerësimeve të brendshme të Departamentit amerikan të Luftës, kostoja reale e luftës mund të jetë ndërmjet 80 dhe 100 miliardë dollarëve, për shkak të shpenzimeve operative, dëmtimeve të bazave ushtarake, zëvendësimit të pajisjeve dhe humbjeve të avionëve luftarakë.

Pentagoni deri tani ka komunikuar publikisht një kosto prej rreth 30 miliardë dollarësh, por kjo shifër përfshin kryesisht municionet e përdorura dhe nuk llogarit plotësisht riparimin e infrastrukturës ushtarake apo zëvendësimin e mjeteve të dëmtuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh Një pjesë e madhe e kostove lidhet me rindërtimin e bazave amerikane në Lindjen e Mesme, të dëmtuara nga sulmet iraniane, shkruan nbcnews .

Vetëm riparimet e disa objekteve ushtarake në Bahrejn mund të arrijnë qindra miliona dollarë, ndërsa dëmet në instalime të tjera pritet të rrisin ndjeshëm faturën totale.

Raportet përmendin gjithashtu humbje të konsiderueshme të aviacionit ushtarak amerikan, përfshirë dëmtime të dhjetëra avionëve, si dhe kosto shtesë për zhvendosjen e trupave, logjistikën dhe vendosjen e flotave detare në rajon. Këto zbulime kanë shkaktuar kritika në Kongresin amerikan, ku disa ligjvënës kanë kërkuar më shumë transparencë nga Pentagoni për shpenzimet reale të konfliktit.

Burimi: Telegrafi