Nënshkruhen kontratat e subvencionimit me 35 përfituesit në fushën e

0%

Komuna e Vitisë ka njoftuar, se janë nënshkruajtur 35 kontrata të subvencionimit të cilët janë përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të subvencionimit me 35 përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Haliti i uroi përfituesit për mbështetjen e fituar dhe u dëshrioj sukses në realizimin e projekteve të tyre, dhe se komuna e vitisë do të vazhdojë të mbështesë dhe të kontribuojë në zhvillimin kulturor,rinor dhe sportiv.

Ndërsa, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Valmir Sahiti theksoi se përfituesit janë përzgjedh me kriteret dhe rregulloret në fuqi, , me qëllim të mbështetjes së projekteve cilësore në interes të qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi