Nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm, Haziri: Sekretariati do

0%

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga disa anëtarë të partisë, do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme dhe Statutin e LDK-së. “Çështjen e verifikimit, sekretariati e kryen me kohë, i verifikon [nënshkrimet] dhe ia dorëzon Kryesisë”, shtoi Haziri.

“Proceduralisht [rastin] e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. Unë besoj se kjo është një çështje që Statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund”- tha ai.

Haziri shtoi se kërkesat politike nuk trajtohen përmes procedurave, por theksoi se rregullat statutare do të respektohen plotësisht. “Kërkesat politike nuk trajtohen me procedura. Por, meqenëse ka norma të tilla që rregullojnë mënyrën e sjelljes dhe të organizimit tonë, ne i respektojmë ato deri në fund.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë mendoj se do të vazhdohet të punohet në dy binarë: binari i parë është shqyrtimi i kërkesës së nënshkruesve, të cilët janë delegatë dhe përfaqësues të elektoratit të LDK-së. Binari i dytë është kryetari i LDK-së dhe zyra e tij, me autorizime të plota për t’i menaxhuar këto procese politike sipas kërkesës”- shpjegoi ai.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në zyrën e partisë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Po, mund të konfirmojë se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së” – tha Zemaj për Kallxo.com .

Sipas Statutit të LDK-së , Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, një ditë më parë tha se në rast se do të ketë kërkesa brenda organeve të partisë, sipas tij, ato do të trajtohen sipas procedurave statutare.

“Kur ka kërkesa brenda për brenda organeve të LDK-së, sigurisht që me urgjencë e me seriozitet të madh kanë me u trajtuar prej neve si parti dhe kanë me u shqyrtuar deri në realizimin përfundimtar të kërkesave që e plotësojnë shumicën e numrit të caktuar të delegatëve”- deklaronte Ferati më .

Ferati tha se Abdixhiku nuk i është shmangur asnjëherë proceseve të brendshme demokratike në parti, duke përmendur tri kuvende të LDK-së ku ai është zgjedhur me votim të fshehtë.

“Kryetari Abdixhiku nuk është hera e parë sigurisht e s’do të jetë as e fundit, i ka tri kuvende që i ka kaluar me votë të fshehtë dhe absolutisht aspak nuk është që i ikën procedurave statutare të LDK-së”- deklaroi Ferati. Disa degë të LDK-së, por edhe deputetë të zgjedhur kanë kërkuar dorëheqjen e të parit të partisë, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit në zgjedhje.

Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku ka reaguar më në rrjete sociale. Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, kishte nisur kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij (Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit) që udhëheqin me degët e LDK-së në Pejë e Lipjan, e të cilët janë të parët që i kërkuan dorëheqjen. Ai kishte kërkuar që këto kërkesa të i ishin bërë në sy.

Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ndonëse vet e ka trajtuar dorëheqjen më 31 janar, do të pranonte menjëherë dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit si dorëheqje morale pas perfomancës së dobët të këtyre degëve në zgjedhjet qëndrore.

Pas kërkesave të degëve të LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Degës së Dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Abdixhikut, si pasojë e pakënaqësive me rezultatin zgjedhor, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ilir Ferati.

Sipas tij, kryetarët e lartcekur, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror. Dorëheqjen e Abdixhikut e kanë kërkuar edhe dega e Rahovecit dhe ajo e Austrisë.

Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja e vetme sipas deputetes së zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Këto fjalë i ka shkruar Bajrami më pasi që dorëheqja iu kërkua kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nga dega e Pejës, Lipjanit dhe degës së dytë të Prishtinës, pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie.

Bajrami ka kërkuar sjellje me dinjitet, duke shtuar se pozitat nuk janë të përhershme. Në janarin e këtij viti u mbajt votëbesimi ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku pasi që ai vet e kërkoi këtë pas rezultatit zgjedhor të dhjetorit 2025.

E Bajrami ka shkruar se edhe në janar ka thënë se përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor duhet reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.

Burimi: Kallxo