Në Francë nuk kursehen me yllin e ekipit

0%

Një nga yjet më të mëdhenj të Francës është vënë në epiqendër të kritikave pas humbjes në gjysmëfinalen e Kupës së Botës përballë Spanjës. Majkëll Olise, anësori i sulmit të “gjelave”, ka qenë lojtari më i kritikuar pas kësaj sfide. Pesë asistet e dhuruara në këtë Botëror, por edhe forma që kishte shfaqur në ndeshjet e mëparshme apo gjatë sezonit, e kishin kthyer atë në një yll të turneut.

Por ndaj Spanjës, ai praktikisht nuk ishte në fushë, duke marrë kritika të shumta në vendlindje. “Ne e ulëm Olize në një tryezë me Platini dhe Zidan dhe ai nuk është as në kuzhinën e tyre!”, ishin fjalët e Daniel Riolo për “RMC”.

“Për herë të parë në 20 vjet në këtë emision, më vjen shumë keq që kam bërë disa komente…” , theksoi ai, duke iu referuar lëvdatave të shumta që kishte bërë për Olize gjatë ndeshjeve të mëparshme. Statistikat e ndeshjes së djeshme ishin masakruese për francezin: 0 gjuajtje, 0 driblime, 20 humbje topi, 50% të dueleve të fituara dhe 76% saktësi në pasime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk ishte rastësi që në minutën e 72-të, ai u largua kokulur nga fusha e lojës për t’i bërë vendin Sherki.

Burimi: Bota Sot