Lokalizohet zjarri në deponinë e mbeturinave të KRM Ambientit

0%

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” ka njoftuar se zjarri që kishte përfshirë deponinë është lokalizuar, ndërsa ekipet përgjegjëse po vazhdojnë punën për shuarjen e plotë të tij. Sipas njoftimit, kryeshefi ekzekutiv i KRM “Ambienti”, Diedon Berisha, po qëndron në vazhdimësi në deponi, duke koordinuar nga afër angazhimin e ekipeve në terren.

“Ekipet po vazhdojnë punën intensivisht për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa kamionët dhe operimet në deponi po zhvillohen normalisht”, thuhet në njoftimin e kompanisë. KRM “Ambienti” ka bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se menaxhimi i situatës po bëhet nga ekipet përgjegjëse.

“Ju sigurojmë të gjithë qytetarët se nuk ka arsye për panik. Situata po monitorohet në vazhdimësi dhe po menaxhohet me kujdes nga ekipet përgjegjëse”, thuhet në njoftim. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi