Robert Lewandwoski ka mbajtur konferencën e parë si lojtar i Chicago Fire. Sulmuesi polak e filloi konferencën me “hajgare”, pasi një gazetar ia bëri një pyetje dhe e përdori fjalën “soccer” në vend të futbollit/ “Nuk e kuptoj pse i thoni soccer në vend të football.
“Është football (futboll), luhet me këmbë, jo me duar… por hajt, si të doni.”, u shpreh Lewa duke “shkri” së qeshuri të gjithë të pranishmit. Kujtojmë që Lewa pasi e mbylli aventurën në Barcelonë, vendosi të nënshkruaj me klubin nga MLS-ja, Chicago.
