Lëvizja për Triumfin e Kombit. Protestat paqësore

0%

Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të Ri që po mbahen prej 45 ditësh në Tiranë, pasi kjo Lëvizje rinore është thellësisht së pari patriotike si dhe së dyti edhe si një Lëvizje patriotike dhe demokratike rinore gjithshqiptare si domosdoshmëri jetike, progresive, shprese dhe historike.Urojmë që këto protesta të kësaj Lëvizjeje të cilën unë po e quaj Lëvizja për Triumfin e Kombit do t’a realizojë misionin e saj.

Këto protesta unë i quaj “LËVIZJA PËR TRIUMFIN E KOMBIT” për vetë faktin se për herë të parë në Shqipëri kemi një lëvizje me karakter të thellë patriotik e kombetar , ku zëri i lirë rinor dhe qytetar në këto protesta por edhe në shtëpi, në familjet shqiptare e kudo flasin dhe kërkojnë që interesi i Kombit të jetë i pari dhe mbi të gjitha.

Kjo është Lëvizje për Triumfin e Kombit pasi nuk është zgjidhur akoma Cështja shqiptare në Ballkan,Bashkimi i Shqipërisë etnike, dhe se akoma në Shqipëri nuk ka triumfuar dhe konsoliduar as sistemi demokratik, sepse Shqipëria edhe pas 30 vitesh është akoma në një tranzicion traumatik.Këto protesta të rinisë shqiptare janë premtuese dhe po sjellin shpresë e besim se prej tyre do lindë një organizim, organizatë politike e re e cila si virtyte e qëllim të ketë realizimin e kauzës kombëtare shqiptare për mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave njerëzore e kombëtare të të gjithë shqiptarëve kudo: në dy shtetet dhe në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë; për Bashkimin Kombëtar dhe për një Shqipëri demokratike të vlerave më të larta të demokracisë gërshetuar këto me traditat dhe me virtytet e trashëgiminë e vyer kombëtare shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Urojmë dhe shpresojmë, por tashmë këto protesta kanë fitur simpatinë dhe mbështetjen gjithkombëtare sepse rinia, populli dhe kombi kanë nevojë dhe si domosdoshmëri jetike, kanë nevojë për një politikë të re, për një politikë me kauza kombëtare e demokracie, për një politikë antitezë kundër të gjithë politikës dhe elitës së keqe dhe kundër establishmentit të vjetër politik.Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë një ndryshim rrënjësor, kërkojnë të udhëhiqen nga një politikë e re që të sfidojë korrupsionin, padrejtësitë, krimin, hajdutërinë, plackitjet e paurive kombëtare dhe të ndëshkojë politikën e tradhëtisë dhe të pazareve të interesave shtetërore dhe të trojeve shqiptare.

Burimi: Bota Sot