Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë është hapur për qarkullim. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet në këtë rrugë kanë përfunduar dhe tashmë ajo është e qasshme për automjetet dhe qytetarët. “U kry. Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” , ka shkruar Rama në njoftimin e tij.
Komuna e Prishtinës njoftoi dy ditë më parë se do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i kësaj rruge. Sipas njoftimit të Komunës në Facebook, mbyllja do të ishte në fuqi nga 13 korriku, në orën , deri më 16 korrik, në orën , për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizoheshin nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.
