Kryenegociatori i Iranit ka thënë se Irani nuk përfitoi nga memorandumi i mirëkuptimit me ShBA-në dhe “nuk ka arsye t’i përmbahet” atij. Mohammad Bagher Ghalibaf tha në një deklaratë të postuar në Telegram se: “Ne duhet të jemi gjithmonë gati për betejë”, raporton Sky News. Ghalibaf shtoi se siguria kombëtare iraniane varej nga ruajtja e “marrëveshjeve iraniane” në Ngushticën e Hormuzit.
Ai tha se Irani “nuk duhet të ketë frikë nga lufta apo negociatat” dhe se Teherani duhet të krijojë koordinim midis diplomacisë dhe veprimeve ushtarake. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
