Shpërndaje në: Erling Haalandi ka bërë sensacion në Kupën e Botës, dhe jo vetëm me shtatë golat e tij. Një “kopje” e sulmuesit norvegjez po ashtu është duke bërë xhiro nëpër mediat sociale. Modelja Anastasia Kostromina është bërë virale me videot e Instagramit.
Rusja ka postuar video të saj në Instagram më herët këtë muaj, dhe jo vetëm që duket si superylli i Manchester Cityt, por e imiton atë në mënyrë të përkryer. Videoja e publikuar nga ajo ka marrë 6.4 milionë pëlqime deri tani. “Fillimisht, nuk e dija çfarë është duke ndodhur. Dukej si ëndërr”, ka thënë 24-vjeçarja për “AFP”. Ajo ka thënë se nuk ka përjetuar një famë të tillë në jetë.
