Gëzim Mekuli reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe,

0%

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezana Paunoviç, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”. Në një postim në rrjetet sociale, Mekuli e cilësoi deklaratën si “thirrje naziste” dhe kritikoi ashpër institucionet e Shqipërisë për, sipas tij, mungesën e reagimit zyrtar.

Ai drejtoi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për heshtje dhe për qasjen e tij ndaj Serbisë. Shkrimi i plotë: Mos i mshoni Paunoviçit në Beograd, mshoni Paunoviçit ‘tonë’ në Tiranë Snezana Paunoviç, nxënësja e Çubrilloviq, Andriq, Millosheviq, ministre në qeverinë serbe e tha hapur: “Po të isha në vend të Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën.” Kjo thirrje e pastër naziste, që ringjall memorandumet e tmershme të Vaso Çubrilloviqit dhe Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve, ka marrë si përgjigje vetëm një heshtje të turpshme nga Tirana zyrtare.

Edi dRama ku je? Si një palaço me atlete të bardha, dRama sorrollatet korridoreve të Parisit, u rreh shpatullat miqve të tij në Beograd dhe vajton nëpër media serbe dështimin e “Ballkanit të Hapur” me Vuçiçin dhe sulmon protestuesit në Tiranë dhe Albin Kurtin në Prishtinë; pra më shumë se gjysmën e kombit shqiptar…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klasa e çoroditur politike e Tiranës mjaftohet me fjali të lodhta, duke vërtetuar se është e kalbur, e korruptuar dhe frikacake përballë një kërcënimi kombëtar nga fashizmi serb. Të heshtësh përpara thirrjeve naziste për spastrim etnik të popullit tënd është tradhti e pastër.

Një (pa)krye-ministër që nuk guxon të mbrojë dinjitetin dhe ekzistencën e kombit përballë fashizmit serb duhet të shporret sa më parë nga politika! Sepse mbrojtja e Shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë është edhe obligim Kushtetues. Apo jo, ti, miku i Vuçiqit e armiku i Albin Kurtit?

Burimi: Bota Sot