Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë

0%

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Mes të tjerash, qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e z. Ragmi Dalipi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Nga ana tjetër, qeveria po ashtu miratoi vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të mëposhtme të Komunës së Gjakovës: Administrimi i objektit të ish-“Bankos”-it për nevoja të administratës së Komunës së Gjakovës, Zona Gjakovë-Qytet, dhe Ndërtimi i Fushës së Futbollit dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrat rreth zonës Trakaniq, Zona Kadastrale Trakaniq.

Gjatë mbledhjes, gjithashtu u miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 11\08 të datës për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, sipas të cilit znj. Ervina Gashi, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit, zëvendësohet nga znj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Besnike Mehmeti, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit.

Burimi: Bota Sot