Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka pranuar sot zyrtarisht detyrën në këtë pozitë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Me këtë rast, Gashi tha se do u shërbejë të gjithëve dhe bashkarisht do punohet në forcimin e sundimit të ligjit. “ Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj.
Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit” , u shpreh ai.
