Një 27-vjeçar është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi dukshëm mbi kufirin e lejuar në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës në fshatin Serbovc, ku njësia rajonale e trafikut rrugor Mitrovicë Veri ndaloi një automjet të tipit Audi Q5 me targa të huaja.
Gjatë kontrollit, radarët mobilë regjistruan se shoferi M.H. (27 vjeç) po lëvizte me shpejtësi prej 117 km/h, në një segment rrugor ku kufizimi maksimal i lejuar është 60 km/h. Për shkeljen e konstatuar, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 300 euro, tri pikë negative në patentë-shofer dhe masën e ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia rikujtoi se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë me intensitet, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë shqiptuar gjithsej 8,718 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
