Shqiptarët e etur për liri po demonstrojnë sakrificën, dinjitetin, besën e tyre, për të ndryshuar vendin e tyre, por në këto ditë të nxehta të motit, përveç diktaturës dhe pushtetit të Edi Ramës që harxhon milionat e taksapaguesve shqiptarë për të nderuar një këngëtar antisemit, që në shumë vende demokratike nuk pranohet për urrejtjen që tregon ndaj jetëve të humbura njerëzore, është i vetmi kryeministër, Edi Rama, që e promovon me fondin e emergjencës për t’iu kundërvënë uraganit të lirisë që i kërkon dorëheqjen e panegociueshme si kryeministri më i korruptuar në Evropë dhe për kthimin e sistemit stalinist në qeverisjen e vendit!
Propagandës diktatoriale i janë bashkëngjitur edhe deputetët e PD-së së bashku me Edmond Spahon! Këta deputetë nuk janë dakord me urdhrin e Kryetarit të PD-së, Dr. Berishës, që të bojkotojnë parlamentin e krimit dhe t’i mbështeten protestës kombëtare me përmasa botërore. Këta deputetë paskan bërë një deklaratë se nuk duhet të ndalohemi të debatojmë në parlament.
Të mjerët deputetë kanë 15 vite që PS-ja i tall, ua ndalon fjalën, nuk i lejon as të bëjnë pyetje, as të flasin për protestën e Shqipërisë së re. Idhnakët deputetë të PD-së, populli nuk i ka votuar, janë deputetë partie, janë të kënaqur me diktaturën e Edi Ramës. Debatin e duan këta mjeranë ta bëjnë për të mbrojtur rrogat e majme, jo për lirinë e shqiptarëve.
Sot, në mbrojtje të tyre doli për së dyti radhazi ish-kuadri i shquar i Partisë së Punës së Shqipërisë, Edmond Spaho, që i bënte thirrje Ramës të mos japë dorëheqje! Spaho, thirrja jote është në humnerën e komunizmit. Rama do të japë dorëheqje dhe ti do të mbahesh mend si Bardhyl Haskoja i Partisë së Punës së Shqipërisë në parlamentin e vitit 1991.
Gjenerata Z, populli i Tiranës, nuk po zmbrapset nga zërat e kukuvajkave të PD-së e të mbeturinave të komunizmit! Televizionet kombëtare i fillojnë lajmet me atletet e Kryeministrit dhe i mbyllin me mbledhjet e kryetarëve të bashkive, që nuk numërojnë financa marramendëse të pasuruara me pushtet e korrupsion.
Shqiptarët që kaluan kalvarin e përçmimit të diktaturës shohin me keqardhje se si TV-të kombëtare janë kthyer në shërbim të diktaturës, si TVSH-ja e Fatmir Kumbaros në vitet ’90.
Sot gazetarët e diktaturës janë shkrirë njësh me rilindjen komuniste dhe, të shpërndarë nëpër mediat kombëtare e portalet e financuara nga korrupsioni ekstrem financiar i inceneratorëve, luftojnë me çdo mjet që të mos lindë Shqipëria e re.
Kështu veproi Erion Braçe, ish-kryeredaktori i gazetës famëkeqe komuniste 50-vjeçare “Zëri i Popullit”, kundër gazetarit të medias së lirë, zërit të së vërtetës, për pasqyrimin madhështor të protestës për 45 ditë rresht në Bulevardin e Tiranës, duke cenuar gazetarin e kësaj medieje, vetëm pse i kërkonte një intervistë.
Harbuti ideologjik, i mësuar me urrejtjen e “Zërit të Popullit”, fyente pa përgjegjësi gazetarin Marsel Rupi dhe emigrantin nga Anglia. Helmi i Hamdi Jupës, Erion Braçes, Frrok Çupit, Martin Lekës e shumë të tjerëve është që komunizmi të mos zhduket nga Shqipëria dhe Rama të sundojë si sulltan.
Propaganda e tyre jo vetëm nuk i ka ndaluar shqiptarët që kërkojnë dorëheqjen e diktatorit të fundit stalinist në Evropë, por i ka ndërgjegjësuar shqiptarët për të zhdukur nga politikbërja establishmentin politik komunist që sundon Shqipërinë prej 35 vitesh. Çfarë ndodhi me kalemgjinjtë postkomunistë – Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skënder Minxhozi, Sokol Balla e disa të tjerë?
Këta ndoqën rrugën e pasurimit si puthadorë të pushtetit, pasi u bënë protagonistë të vitit të zi 1997 dhe e dërguan Shqipërinë në luftë civile vetëm që partia e Enver Hoxhës të vinte në pushtet. U vërsulën financave qeveritare duke u bërë propagandistët kryesorë të mbajtjes peng të demokracisë.
Dhe sot, po të ketë drejtësi të re dhe të bëhet vetingu, të gjithë këta gazetarë të pushtetit dalin jashtë sistemit, sepse nuk mund të justifikojnë pasuritë përrallore që kanë vënë nga përkrahja dhe financimi i qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.
Që kur filluan protestat për Shqipërinë e re dhe zhdukjen nga politika të establishmentit komunist të instaluar gjatë tre dekadave, gazetarët e financuar nga qeveria komuniste aktuale, çdo orë e çdo ditë hedhin helmin kundër Shqipërisë së re.
Së bashku me këta mostra të patronazhistëve të pushtetit u janë bashkuar edhe disa gazetarë të Kosovës, si Berat Buzhala, Albatrosi, Baton Haxhiu dhe, në fund, një i ashtuquajtur profesor, Blerim Latifi, i cili shqiptarët që luftojnë për liri i quante fashistë.
Urrejtja e profesorit nga Prishtina për bashkëkombësit e tij, vetëm pse duan liri dhe një Shqipëri demokratike, ishte e papranueshme. O Zot, ruaje profesorin nga lajthitja mendore. Profesor, nëse të ka mbetur ndonjë fije dinjiteti si shqiptar, kërkoju falje Gjeneratës Z në Tiranë që po ndryshon Shqipërinë pa ideologjinë kriminale të komunizmit 80-vjeçar.
Po ku e di ti, profesor, çfarë krimesh ka kryer partia e Edi Ramës për 80 vite në Shqipëri? Uragani i lirisë shqiptare, i udhëhequr nga Gjenerata Z, po i tregon botës se liria është shenjtëria e kombit shqiptar dhe e Kosovës.
Këtij misioni iu bashkua artistja me famë botërore, Dua Lipa, e cila me vizionin e saj kombëtar dhe largpamësinë kulturore, si mbrojtëse e denjë e lirisë, përkrahu misionin e Shqipërisë së re dhe të bashkëmoshatarëve të saj në Tiranë. Faleminderit, Dua Lipa, për kontributin që jep për lirinë e shqiptarëve që janë peng i komunizmit të Edi Ramës.
Shqipërisë së re i janë bashkuar ajka e intelektualëve shqiptarë, akademikë e profesorë që japin dijen në universitetet e botës demokratike. Këta korifej të dijes do të jenë pjesë e Shqipërisë së re që po lind me diellin e lirisë. Mëshirojini profesorët e Tiranës e të Prishtinës që po perëndojnë në errësirën komuniste me Shqipërinë e vjetër!
