Lautaro Martinez ishte heroi i Argjentinës në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, duke realizuar golin e fitores në minutat shtesë dhe duke dërguar kampionët në fuqi në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Spanjën.
Pas triumfit 2-1, sulmuesi argjentinas zbuloi se e kishte parashikuar momentin e tij vendimtar, madje ia kishte thënë edhe bashkëlojtarit Alexis Mac Allister para se të hynte në fushë. “E kam ëndërruar atë gol, ju betohem. I thashë Alexisit se do të shënoja. I thashë se do të futesha në lojë dhe do ta fitoja ndeshjen. Dhe ashtu ndodhi. Edhe Enzo shënoi një gol të mrekullueshëm”.
“Tani që jam më i qetë, mund të them se kjo skuadër vazhdon të tregojë se prej çfarë brumi është bërë”, deklaroi Lautaro. Pamje që po bëjnë xhiron e botës: Bellingham godet me shuplakë yllin e Argjentinës pas ndeshjes Sulmuesi i Interit analizoi edhe mënyrën se si Argjentina arriti ta përmbysë rezultatin, duke theksuar se skuadra e Thomas Tuchel humbi ritmin në pjesën e dytë.
“Ata u lodhën. Bënë presion për 60 minuta dhe më pas nuk kishin më fuqi. Pas golit u tërhoqën prapa, gjë që na dha më shumë qetësi për ta qarkulluar topin. E zgjeruam lojën në krahë dhe në fund shënuam dy gola”, shtoi ai. Në fund, Lautaro nuk e fshehu krenarinë për arritjen e Argjentinës, e cila do të ketë mundësinë të mbrojë titullin botëror.
“Pas tre vjetësh e gjysmë, jemi sërish në finalen e Kupës së Botës”, përfundoi sulmuesi argjentinas, i cili me golin e tij ndezi festën e madhe të “Albiceleste”./ Telegrafi
