Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Rasti ka ndodhur të martën, në ora në Prishtinë, ndërkaq rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. “Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull kosovar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
