“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në

0%

Aktivistja Luçiana Kokaj në podiumin para Kryeministrisë deklaroi se artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka dalë në mbështetje të Revolucionit të Flamingove. Ajo tha se lufta do të fitohet kur kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen. “Janë 46 protesta dhe do të jenë sa të jetë e nevojshme. Këta që na kanë marrë peng Shqipërinë duhet të shkojnë para drejtësisë.

Që nuk jemi vetëm e kemi parë çdo ditë ndaj sot dua të falënderoj një nga bijat tona dhe që është shprehur hapur për Revolucionin e Flamingove, faleminderit Dua Lipa dhe të presim në shesh. Marta Kos u detyrua t’ia vendosë detyrim qeverisë plotësimin e kërkesave tona,ia kemi dalë dhe do t’ia dalim çdo ditë e më shumë. Kjo është një fitore e madhe për ne.

Mos u trembni kur iu thonë që jeni pak. Anulimi i ligjit do të jetë fitorja jonë e parë, por luftën do ta fitojmë kur këta të shporren” , tha ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot