Dortmundi rikthehet në fushë

0%

Borusia Dortmundi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për sezonin e ri me një grup të mbushur me talente të rinj. Një veteran i skuadrës shkaktoi një moment paniku, ndërsa në prapaskenë vazhdon puna për afrimet e reja. Borusia Dortmundi e nisi fazën përgatitore me një stërvitje të zhvilluar me dyer të mbyllura, ashtu si në vitet e kaluara.

Pas dy ditësh testesh fizike, skuadra zbriti të martën në fushën stërvitore në Brakel, në kushte ideale moti. Megjithatë, grupi i trajnerit Niko Kovaç ishte larg përbërjes së zakonshme: për shkak se lojtarët që morën pjesë në Kupën e Botës janë ende me pushime, shumë futbollistë të ekipeve U19 dhe U23 u stërvitën së bashku me profesionistët Serou Guirasi, Xhob Belingham dhe Fabio Silva.

Edhe pse Kovaç u tregua miqësor me gazetarët përpara stërvitjes, 54 vjeçari nuk kurseu lojtarët e tij. Seanca e parë zgjati gati dy orë, ku 22 lojtarët e fushës zhvilluan ushtrime intensive vrapimi, pasime dhe ndeshje me grupe të vogla, nën vëzhgimin e drejtuesve të klubit, përfshirë Karsten Kramer, Lars Riken dhe Ole Buk.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Portierët, mes tyre edhe Diant Ramaj, i rikthyer nga huazimi dhe që mund të largohet këtë verë, u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës. Momenti më shqetësues erdhi pas pak më shumë se një ore, kur Serou Guira si e ndërpreu stërvitjen për shkak të një shqetësimi në kofshë. Klubi sqaroi më vonë se bëhej fjalë vetëm për një masë paraprake.

Po ashtu, Dortmundi konfirmoi se Julian Rajerson, i cili u zëvendësua herët në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, nuk ka pësuar dëmtim, por vetëm ngërçe muskulore. Mbrojtësi i djathtë pritet të rikthehet në Dortmund në formë të plotë pas pushimit trejavor. Kjo mund ta rikthej në qendër të diskutimeve largimin e Jan Koutos, edhe pse braziliani u stërvit normalisht të martën.

“Një, dy ose tre transferime të mira” pritet të realizohen në javët e ardhshme, deklaroi drejtori sportiv Lars Riken. Klubi po synon futbollistë që mund ta përmirësojnë menjëherë skuadrën, sidomos pas largimit të mesfushorit të tyre, Julian Brandt.

Burimi: Bota Sot