SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj P.C. (56) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144, paragrafi 3 të Kodit Penal.
“I kallëzuari, për një periudhë më të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij, ndërsa më ka keqtrajtuar psikikisht bashkëshorten e tij dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht”. “P.C. është dërguar në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar”, thonë nga MPB.
