Billbordi gjigant me imazhin e Trumpit të shtrirë në arkivol shfaqet

0%

Shpërndaje në: Irani ka instaluar një billbord me imazhin e presidentit amerikan Donald Trump të shtrirë në një arkivol, ndërsa kërcënimet e Teheranit për jetën e tij vazhdojnë. Billbordi u paraqit në sheshin Enghelab të Teheranit, në zemër të kryeqytetit iranian.

Në qendër të sheshit është po ashtu statuja e sapoinstaluar që paraqet grushtin e ish-udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei. Khamenei ishte vrarë në fillim të luftës më 28 shkurt, kur rezidenca e tij u shënjestrua në një sulm amerikano-izraelit. Zyrtarët iranianë janë zotuar qysh atëherë do të hakmerreshin për vrasjen e tij, raportoi AP.

Posterë të ngjashëm që shfaqin Trumpin dhe familjarët e tij në arkivole janë vendosur në pjesë të tjera të kryeqytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha