Befason Waerenskjold

0%

Norvegjia feston në ‘Tour de France2026’ falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Soren Waerenskjold. Çiklisti 26-vjeçar i ekipit Uno-X Mobility fitoi etapën e 11-të, e zhvilluar nga Vichy në Nevers, me gjatësi prej 161 kilometrash. Waerenskjold befasoi sprinterët më të njohur në metrat e fundit, duke kaluar vijën e finishit para Olav Kooij dhe Jasper Philipsen.

Pas tyre u renditën Fretin, Artz, Girmay, Turgis, Russo, Gaviria dhe Ackermann. Fitorja erdhi pas një etape të qetë, ku një shkëputje e gjatë me tre çiklistë – Le Berre, Oliveira dhe Charmig – u neutralizua vetëm rreth 5 kilometra para fundit. Në sprintin final, Waerenskjold shfrytëzoi momentin dhe mori suksesin më të madh të karrierës së tij.

Ironikisht, një ditë më parë norvegjezi kishte përfunduar në vendin e fundit në etapën malore në Le Lioran, të fituar nga Tadej Pogaçar. Për Waerenskjold kjo është një tjetër dëshmi e rritjes së ekipit norvegjez të drejtuar nga ish-kampioni i botës Thor Hushovd, i cili gjatë karrierës së tij kishte fituar edhe dhjetë etapa në ‘Tour de France’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në etapën e sotme u shënua edhe tërheqja e Harper, ndërsa Juan Ayuso tërhoqi vëmendjen duke dalë në ceremoninë e firmosjes me fanellën e kombëtares së Spanjës në futboll, pas fitores së iberikëve ndaj Francës në gjysmëfinalen e Botërorit. Në klasifikimin e përgjithshëm nuk pati ndryshime të mëdha.

Tadej Pogaçar vazhdon të mbajë fanellën e verdhë, duke arritur për herë të 61-të në karrierë këtë sukses dhe duke kaluar rekordin e Miguel Indurain. “Tour de France” vazhdon të enjten me etapën e 12-të, prej 179 kilometrash nga Nevers Magny-Cours në Chalon-sur-Saône, një tjetër mundësi për sprinterët, por edhe për ndonjë shkëputje të suksesshme. Etapa e 11-të 1.

Søren Wærenskjold (UNO-X Mobility 03h 10′ 06” -B:10 2. Olav Kooij (Decathlon CMA CGM Team) 03h 10′ 06” -B:6 3. Jasper Philipsen (Alpecin-Premier Tech) 03h 10′ 06” -B:4 4. Milan Fretin (Cofidis) 03h 10′ 06 5. Huub Artz (Lotto Intermarche) 03h 10′ 06 6. Biniam Girmay (NSN Cycling Team) 03h 10′ 06 7. Anthony Turgis (Totalenergies) 03h 10′ 06 8.

Clement Russo (Groupama-FDJ United) 03h 10′ 06 9. Fernando Gaviria (Caja Rural-Seguros RGA)03h 10′ 06 10. Pascal Ackermann (Team Jayco Alula) 03h 10′ 06 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 39h 25′ 08 2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03′ 36 3. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe)+ 00h 04′ 06 4.

Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 04′ 22” 5. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 04′ 35 6. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 44 7. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 05′ 08 8. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 05′ 45 9. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 06′ 34 10. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 11′ 49

Burimi: Bota Sot