Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Përmes, një njoftimi ATK thotë se punëdhënësit duhet të sigurohen që punëtorët e rinj të regjistrohen me kohë dhe që të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë gjithmonë të përditësuara.
Mbajtja e të dhënave të sakta ndihmon në shmangien e parregullsive dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga legjislacioni në fuqi. Njoftimi i plotë: Regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Sigurohuni që punëtorët e rinj të regjistrohen me kohë dhe që të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë gjithmonë të përditësuara. Të dhënat e sakta ndihmojnë në shmangien e parregullsive dhe në përmbushjen e obligimeve ndaj ligjit.
