Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas turk që po kërkohej më urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi. Arrestimi i tij është realizuar në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Luan Haradinaj”.
“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi dhe Turqia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
