Shpërndaje në: Një sulm ajror izraelit ka vrarë një burrë, gruan e tij dhe vajzën e tyre gjashtëvjeçare në Rripin e Gazës, kanë thënë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, shkruan Reuters. Sulmi u krye ndaj një pallati apartamentesh në Deir Al-Balah në Gazën qendrore. Ushtria izraelite ka thënë se sulmi kishte në shënjestër një militant të Hamasit.
Ndërkaq në lagjen Sheikh Radëan në qytetin e Gazës, një person është vrarë nga sulmet ajrore izraelite. Më shumë se 1,100 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë deri më tani nga sulmet izraelite që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor midis Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës.
Armëpushimi ka ndaluar luftimet e mëdha, por nuk ka arritur të ndalojë sulmet pothuajse të përditshme izraelite. Katër ushtarë izraelitë janë vrarë nga militantët në Gazë gjatë së njëjtës periudhë.
