Alvarezi ka statistika më të mira se Messi

0%

Shpërndaje në: Julian Alvarez ka gjetur formën në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës dhe shënoi supergol për fitoren 3:1 të Argjentinës në vazhdime për të avancuar në gjysmëfinale të Botërorit. “Daily Mail” ka bërë shkrim të gjatë për sulmuesin e Atletico Madridit, të mërkurën, pak orë para gjysmëfinales mes Anglisë dhe Argjentinës që nis në orën .

Ka shkruar se Alvarez ka statistika më të mira se Lionel Messi në ndeshjet e gjysmëfinaleve. 26-vjeçari Alvarez i ka pesë gola në fazën nokaut të Kupës së Botës, sa kishte edhe Maradona, dhe dy më pak se Messi. Por, është më i suksesshëm se superylli argjentinas në gjysmëfinale të turneve madhore.

Dy gola i realizoi në gjysmëfinalen e Botërorit 2022 ndaj Kroacisë në fitoren 3:0, një në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, një në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit dhe një tjetër në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha