​Allister: Anglia nuk po luan me ritmin e skuadrave të Premier Ligës

0%

Mesfushori i Liverpoolit dhe Argjentinës, Alexis Mac Allister, ka deklaruar se Kombëtarja e Anglisë nuk po shfaq të njëjtin intensitet fizik që karakterizon ekipet e Premier Ligës, në prag të përballjes mes dy kombëtareve në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Mac Allister, i cili përballet rregullisht me futbollistët anglezë në elitën e futbollit anglez, tha se Anglia mbetet një kundërshtar shumë cilësor, por sipas tij nuk po luan me ritmin e zakonshëm. “Unë luaj kundër tyre çdo fundjavë dhe është e qartë se fizikisht janë shumë të fortë.

Por në këtë Kupë të Botës, dhe nuk e di nëse është lodhja, ata nuk e kanë ritmin që e karakterizon Premier Ligën. Nuk e di nëse është për shkak të vapës apo diçka tjetër. Është e qartë se janë një ekip i madh dhe ne i respektojmë shumë. Megjithatë, ne kemi besim te ajo që bëjmë dhe nuk do ta ndryshojmë këtë ”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesfushori argjentinas foli edhe për trashëgiminë e Diego Maradonës dhe ndikimin që ai vazhdon të ketë te Kombëtarja e Argjentinës. “Është e vështirë të frymëzohesh nga ajo që bëri Diego është pothuajse e pamundur të bësh gjërat që ai bënte në fushë. Vetëm Leo mund ta bëjë këtë. Këto ditë në rrjetet sociale shfaqen shumë video të Diegos dhe ndeshjes së vitit 1986.

T’i shikosh dhe t’i kujtosh na ndihmon. Për ne, Diego është një simbol jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Shpresojmë të arrijmë diçka të ngjashme me atë që arritën ata” , u shpreh Mac Allister. Ai theksoi gjithashtu se përvoja e Argjentinës si kampione në fuqi e botës është një avantazh, por jo garanci për sukses. “Të kesh atë përvojë është një plus, por nuk garanton asgjë.

Ata kanë lojtarë me cilësi të madhe, të cilët gjithashtu kanë luajtur në situata të tilla me klubet e tyre dhe në ndeshje të mëdha” , përfundoi ai. Përballja mes Anglisë dhe Argjentinës, që luhet në Atlanta, nga ora , pritet të jetë një nga ndeshjet më të forta të turneut, me të dyja kombëtaret që synojnë një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.

Burimi: Bota Sot