Dy të rinj përleshen me thika e karrige në Gjilan, ndërhyn policia –

0%

Një përleshje e dhunshme mes dy të rinjve ka ndodhur sot në Gjilan, ku situata ka eskaluar deri në përdorimin e thikave dhe karrigeve. Në afërsi të vendit të ngjarjes kanë qenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë ndërhyrë për ta ndaluar përleshjen dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te konflikti. Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com