Shpërndaje në: Futbollistët e kampiones së Evropës, Spanjës, kanë shkëlqyer në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Spanja siguroi kalimin në finale të Botërorit pas fitores ndaj Francës të martën mbrëma në Dallas me rezultat 2:0. Spanjollët fituan me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e 22-të dhe Pedro Porros në minutën e 58-të.
Spanja dominoi nga minuta e parë kundër francezëve të mbushur me yje. Por yjet si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Michael Olise dështuan përballë spanjollëve superiorë. Edhe Botërori 2026 6 d. më parë E pritshme apo jo? Evropa dominon në Kupën e Botës Oyarzabal shënoi nga penalltia në minutën e 22-të pas penalltisë së fituar nga Lamine Yamal, duke e çuar Spanjën në pushim me epërsi 1:0.
Penalltinë në Yamalin e shkaktoi Lucas Digne. Francezi në tentim për të larguar topin goditi Yamalin, ndërsa Oyarzabal ishte i saktë nga penalltia për golin e tij të pestë në këtë Kupë të Botës. Spanja u paraqit për herë të parë në gysmëfinale që nga triumfi i saj në Kupën e Botës në vitin 2010. Franca dështoi të paraqitet në finalen e tretë rresht, pasi fitoi titullin në vitin 2018.
Katër vjet më parë Franca humbi në penallti nga Argjentina në finale. Kylian Mbappe e mbyll Botërorin me tetë gola. Tetë gola i ka edhe Lionel Messi. Edhe Botërori 2026 4 j. më parë Shokohet Spanja, ndalet në barazim nga Kepi i Gjelbër 39-vjeçar mban rekordin prej 21 golash në Kupën e Botës, një më shumë se 27-vjeçari Mbappe.
Në finalen e së dielës, Spanja e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës.
