Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më , do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me peshë totale mbi 20 tonë. Kufizimi do të vlejë në autostradë nga ora deri në orën , për shkak të temperaturave që parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Qarkullimi në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të vazhdojë pa kufizime. Nga kjo masë përjashtohen automjetet e Policisë dhe institucioneve të sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Operatorët dhe drejtuesit e mjeteve janë ftuar ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
