Rrëfimi tronditës i 30-vjeçarit: Kam një lidhje të zjarrtë me një

0%

Revistës The Sun i është drejtuar një 30-vjeçar, i cili rrëfen se po jeton mes dy marrëdhënieve krejt të ndryshme. Nga njëra anë ka një të dashur të sjellshme dhe besnike, ndërsa nga ana tjetër një aferë pasionante me një grua të martuar, shkruan The Sun, përcjell “Bota sot”. Tani ai nuk di nëse duhet të ndjekë pasionin apo të zgjedhë një jetë më të qëndrueshme.

Rrëfimi i plotë: E dashura psikologe: J am i ndarë mes dy grave dhe nuk di cilën të zgjedh. Jam 30 vjeç dhe punoj në sektorin e financave. Prej disa kohësh kam një të dashur 27-vjeçare. Ajo është e sjellshme, e sinqertë dhe besnike. E di që pret që lidhja jonë të bëhet serioze, por unë vazhdoj të hezitoj. Problemi është se jeta jonë intime më duket monotone.

Ajo është e turpshme dhe, edhe pse përpiqet të më bëjë të lumtur, më mungon pasioni. Në të njëjtën kohë, kam nisur një lidhje me një grua 36-vjeçare, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo më ka thënë se martesa e saj praktikisht ka marrë fund dhe se qëndron me bashkëshortin vetëm për hir të fëmijëve. Që nga nata e parë që kaluam bashkë, mbeta i fiksuar pas saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurrë më parë nuk kisha përjetuar një lidhje kaq pasionante. Ndihem i lidhur emocionalisht me të dhe pres me padurim çdo mesazh që më dërgon. Megjithatë, sa herë shoh të dashurën time, ndihem fajtor. Ajo nuk e meriton të trajtohet kështu.

Nuk e di nëse duhet të ndahem nga vajza besnike për të ndjekur një grua të martuar, e cila ndoshta nuk do ta lërë kurrë familjen e saj, apo të zgjedh një të ardhme të sigurt me partneren që më do, por me të cilën nuk ndiej të njëjtin pasion. Çfarë duhet të bëj? Përgjigjja e psikologes: Nga ajo që përshkruan, duket se asnjëra prej këtyre marrëdhënieve nuk të ofron atë që kërkon vërtet.

Ke filluar të bindësh veten se pasioni me të dashurën tënde nuk do të ndryshojë kurrë. Nëse vazhdon të mendosh kështu, kjo mund të bëhet realitet. Për këtë arsye, është e drejtë që të jesh i sinqertë me të për ndjenjat e tua, përpara se ajo të investojë edhe më shumë në këtë marrëdhënie. Nëse beson se je dashuruar me gruan e martuar, duhet të jesh i qartë me të për atë që dëshiron.

Megjithatë, vendos edhe një kufi për sa kohë je i gatshëm të presësh që ajo të marrë një vendim për martesën e saj. Mendo me kujdes edhe për pasojat. Nëse ajo largohet nga bashkëshorti, do të duhet të pranosh jo vetëm atë, por edhe realitetin e jetës së saj dhe përgjegjësitë që vijnë me dy fëmijët.

Nëse kjo lidhje përfundon, përpiqu ta shohësh si një mësim për të ardhmen dhe shmang marrëdhëniet me persona që janë ende të martuar.

Burimi: Bota Sot