Rejan Krasniqi synon rezultate të mira në Portugali

0%

Klubi Pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj mburret me talentin Rejan Krasniqi. Talenti ferizajas është pjesë e kombëtares së Kosovës dhe synon rezultate sa më mira në garën evropiane për të rinj në Portugali. “Lojtari i klubit tonë Rejan Krasniqi, po përfaqëson Kosovën në ETTU European Youth Championships në kategorinë U15, kampionat që po zhvillohet në Gondomar.

Pjesëmarrja në një nga garat më prestigjioze evropiane për të rinj është një arritje e rëndësishme dhe dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit të Rejanit. Klubi ynë i uron shumë suksese në çdo ndeshje dhe besojmë se do ta përfaqësojë me dinjitet klubin, qytetin dhe shtetin tonë”, shkruan në faqen e klubit.

Burimi: Bota Sot