FFK-ja mirëpret delegacionin e KFOR-it italian

0%

Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur të martën një delegacion të KFOR-it italian, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy institucioneve. Sipas njoftimit të FFK-së, gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, i cili ka rezultuar me realizimin e disa projekteve të përbashkëta me rëndësi për futbollin në Kosovë.

Takimi shërbeu gjithashtu edhe si një përshëndetje për Fabio Schiavonen, i cili po përfundon misionin e tij në Kosovë. Përfaqësuesit e federatës e falënderuan Schiavonen për përkushtimin, bashkëpunimin dhe miqësinë e treguar gjatë shërbimit të tij, duke theksuar se FFK-ja dhe Kosova do të mbeten gjithmonë shtëpia e tij e dytë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani, i dhuroi Fabio Schiavones një fanellë të Kombëtares së Kosovës, si simbol vlerësimi dhe kujtimi për bashkëpunimin mes palëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot