Rasti i penalltisë ndaj Yamal – eksperti i gjykimit jep verdiktin

0%

Penalltia e fituar nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës ka shkaktuar diskutime, por sipas analistit të gjyqtarëve, Alfonso Pérez Burrull, vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë.

Rasti ndodhi në pjesën e parë, kur mbrojtësi francez Lucas Digne tentoi të largonte topin brenda zonës, por në përpjekje për ta bërë këtë goditi këmbën e Lamine Yamalit, i cili shfrytëzoi kontaktin për të fituar penallti. Sipas ish-gjyqtarit spanjoll, ndërhyrja ishte e qartë dhe nuk kishte shumë hapësirë për diskutim. “Është një penallti shumë e qartë.

Lojtari francez e godet Lamine Yamalin në këmbë pa e parë atë. Ishte një gabim nga Digne”, deklaroi Burrull. Did Lamine Yamal handball before digne kicked him??? Not sure whether its a penalty pic.twitter.com/wXkzqDXb0B — Danis (@DanisMCFC) July 14, 2026 Ai shtoi se kontakti i mbrojtësit francez me sulmuesin spanjoll ishte i mjaftueshëm për të akorduar goditjen nga pika e bardhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky vendim rezultoi vendimtar në sfidën mes Spanjës dhe Francës, pasi i dha mundësinë “La Roja”-s të kalojë në avantazh në pjesën e parë të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Kupës së Botës.

Burimi: Telegrafi