Ramaj: Situata me shtretërit është e njëjtë në secilën klinikë e

0%

Shpërndaje në: Saranda Ramaj, hulumtuese e politikave shëndetësore, ka thënë se rasti në Klinikën e Pediatrisë, për kushtet e këqija të shtretërve, nuk është rast i izoluar pasi sipas saj në secilën klinikë e spital gjendja me shtretërit është e njëjtë. Ramaj ka theksuar se situata në Pediatri është “komplet situatë e zakonshme”.

“Çka ka ndodhë në klinikën e Pediatrisë e që nuk është që ka ndodhur një ditë, është vazhdimësi e dickaje që ka qenë gjithmonë ashtu dhe nuk është befasi. Për mua është befasi që sot shkon i tërheq 7 shtretër, thua se që Klinika e Pediatrisë, aneksi i vjetër, qenka një rast i izoluar dhe nuk qenka situatë e njëjtë në Gjinekologji ose Kirurgji.

Me sigurinë e plotë e them se në secilën klinikë të QKUK-së dhe secilin spital rajonal gjendja e shtretërve është ashtu. Nuk ka asnjë befasi, nuk kemi pse të jemi hipokritë në mënyrën qysh reagojmë”, u shpreh ajo në Konfront.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ramaj ka shtuar se për dy vjet SHSKUK-ja e ka pasur të njëjtin zotim në planin e punës, atë të krijimit të njësisë për dezinfektimin e shtretërve, dyshekëve e jastëkëve, por se nuk e ka përmbushur. “Për këto dy vjet ka qenë objektivë krijimi i njësisë për dezinfektimin e shtretërve, dyshekëve dhe jastëkëve.

Më 2021 në raport thuhet se kjo objektivë nuk është arritur, më 2023 përsëri ka qenë objektiv dhe në fund të planit të punës është thënë se nuk është realizuar. Tash nëse del SHSKUK thotë se ka marrë masa ndaj shërbimit teknik apo 3-4 infermierëve, cila është procedura standarde që e ke krijuar në SHKUK, kush është personi që e vendos?

Sepse për ta bërë një ndryshim rrënjësor që sistemi të mësohet e si të sillet, e mëson institucioni”, ka thënë Ramaj. Edhe Arbëri 25 min. më parë Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në Mujku: Në Pediatri s’lejohet as qëndrimi i baballarëve, kjo është problem në vete Eksperti i çështjeve sociale, Vebi Mujku, ka thënë se përveç kushteve në Klinikën e Pediatrisë të cilat kanë mundur të shihen edhe në rastin e fundit që u raportua nga një nënë gjatë shtrimit të fëmijës së saj dyvjeçar, problem në vete është edhe që nuk lejohet qëndrimi i baballarëve në këtë klinikë.

Mujku në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se ka raste kur nënat gjidhënëse detyrohen ta marrin edhe atë foshnje me vete nëse po e trajtojnë ndonjë fëmijë në Pediatri sepse qëndrimi i babait nuk lejohet. Kushtet në Klinikën e Pediatrisë, i quajti probleme të vjetra. “Ajo çka po ndodhë në Pediatri nuk është nga sot, është problem shumë i vjetër.

Edhe sa kam qenë drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë për nja 10 vjet jam ballafaquar me probleme të tilla me këtë Klinikë. Për vetë faktin që nuk lejohet të qëndrojnë baballarët por vetëm nënat, paraqet një sfidë në vete për ato nana.

Pa marrë parasysh ajo nënë a ka fëmijë tjetër dhe mund ta ketë edhe një fëmijë në gjidhënie, detyrohet ta marrë me vete edhe atë foshnje aty”, ka deklaruar Mujku. Ai shtoi gjithashtu se “nëse nëna e fëmijës është e sëmurë, detyrohet të caktohet një kujdestare por nuk qëndron babai i fëmijës”.

Edhe Arbëri 1 o. më parë ATK-ja paralajmëron masa për pronarët që s’i deklarojnë të ardhurat nga qiratë e banesave e shtëpive Mujku bëri të ditur edhe që në vitin 2022 kishte bërë kërkesë që një gjë e tillë të ndalet dhe që i ishte premtuar që është hequr ky vendim porse nuk ka gjetur zbatim.

Pasi në rrjetet sociale të dielën janë publikuar fotografi dhe pretendime për kushte të papërshtatshme infrastrukturore dhe trajtim jodinjitoz në Pediatri, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar të hënën se ka formuar një komision ad-hoc për të zhvilluar hetim administrativ dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Burimi: Koha