Inspektorati Qëndror i Punës ka sqaruar rrethanat se personit i cili ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia e një shtëpie në Prizren. Sipas njoftimit thuhet se nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor. “Sqarim lidhur me rastin e ndodhur në Prizren.
Mbrëmë, rreth orës , pas njoftimit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës. Nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor”, thuhet në njoftim.
Vdes një punëtor, ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren nga 8 metra lartësi Po ashtu siç thuhet në njoftim aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po kryheshin punime për renovimin e kulmit “ndërsa viktima nuk ishte i angazhuar në procesin e punës, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë”.
Po ashtu në njoftim thuhet se IQP ka konstatuar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale investitor–punëkryes, si dhe nuk ka pasur marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve ligjore.
